Në një video që është xhiruar në një park të Afrikës së Jugut, shihet se si udhëheqësi i grupit të turistëve tregon një guxim të madh duke i bërë ballë një kafshe super të madhe siç është elefanti.
Udhëheqësi i grupit, Alan McSmith është treguar i guximshëm dy herë kur elefanti i është drejtuar me agresivitet, shkruan gazetametro.
Elefanti është ndalur në sekondë, duke u përballur me udhëheqësin i cili në dorë kishte një shkop.
“Përballja me elefantin mund të tregoj më së miri se si energjia e butë ndikon tek ata”, ka thënë McSmith.
Kjo video tregon inteligjencën e elefantit, ndërsa sjellja e tyre tregon që kafshët dhe njerëzit mund të lidhen mes vete në mënyrë të qetë.
McSmith thotë që kjo video i është dedikuar elefantit, e jo atij.










