Mbrëmë në emisionin debativ ‘Rruga Drejt’ në televizionin Alsat kanë qenë të ftuar kryetarët e forumeve rinore e të gjitha partive shqiptare në pushtet dhe ato në opozitë për të diskutuar rreth temave aktuale në vend, shkruan InfoShqip.
E rreth asaj se kush ngre zërin gjithmonë rreth temave që tangojnë shqiptarët, kryetari i forumit rinor të partisë Alternativa ka thënë se:
“Ne e kemi thënë edhe në paraqitjet tona publike – shqiptarët kanë një parti politike shqiptare më pak, ndërsa shteti ka një parti të gjelbër më shumë. Sigurisht që problemet mbeten të njëjta dhe prandaj jemi ne që ta bëjmë këtë betejë. Zaten, pa ndryshuar realisht, pra juridikisht, statusi juridiko-kushtetues i shqiptarëve në këtë shtet, është komike, nëse jo tragjike, të pretendohen kauza mjedisore. Aq më pak nga parti e njerëz që shquhen për beton, korrupsion dhe të kaluar antiekologjike”, ka thënë për emisionin “Rruga Drejt” në Alsat M, kryetari i Forumit të Rinisë nga Alternativa, Afan Elezi.









