Elhaida Dani thyen rekord, merr vlerësimin maksimal nga juria e ‘Dancing With the Stars’

Mbrëmjen e sotme Elhaida Dani theu rekordet e të gjitha netëve të Dancing With The Stars. Ajo dhe partneri i saj kërcyen një Samba në mënyrë të përsosur duke marrë pikët maksimale nga juria.

Elhaida mori komente shumë pozitive nga anëtarët e jurisë, të cilët i dhanë nga 10 pikë.

Kledi Kadiu: Me shumë energji, e saktë, e rrjedhshme, vetëm fjalë të bukura kam. Fakti që kërcen me kaq ndjenjë, ti e jeton kërcimin, Kjo është gjëja më e bukur, bravo.

Dalina Buzi: Ti ia dole, për mua Samba më e bukur që është bërë deri më tani.

Armand Peza: Unë mendoj që Shakira ka humbur që nuk ju përfshin dot te videoklipi i saj.

Valbona Selimllari: Elhaida ti je një yll, kjo ishte hapja më e bukur që mund t’i bëhej Dancing With The Stars.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu