Elita publikon foton më të ëmbël: Zëri pozon për herë të parë me motrën e porsalindur

Tre ditë më parë, Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë. Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrin e veçantë, Bota.

Tashmë vogëlushja ka shkuar në shtëpi, ku familjarët i kishin përgatitur një festë speciale. Ajo është takuar me vëllain e saj Zërin dhe kanë realizuar foton e parë së bashku.

Në adresën e Zërit në Instagram, Elita ka publikuar një foto të dy vogëlushëve. Zëri shihet i buzëqeshur me lodra në duar, ndërsa Bota duke fjetur. “Motra ime”, shkruhet krahas fotos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu