Elizabeth II: Rekordet e të veçantat e një mbretërimi 70-vjeçar

Mbretëresha Elizabeth II ishte monarkja më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, duke kaluar në vitin 2015 Mbretëreshën Victoria, e cila mbretëroi për 63 vjet.

Në shkurt të këtij viti ajo festoi jubileun e saj platin, duke mbushur 70 vjet nga ngjitja në fron.

E lindur në prill të vitit 1926, Elizabeth ishte vajza më e madhe e Princit Albert, Duka i Yorkut, i cili ishte djali më i vogël i mbretit George V, duke e bërë atë shumë të pamundur për të trashëguar fronin.

Megjithatë, xhaxhai i saj Edward VIII abdikoi në favor të vëllait të tij në 1936, dhe babai i Elizabeth u bë Mbreti George VI, ndërsa ajo u bë trashëgimtare e tij.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo dhe motra e saj, Princesha Margaret Rose, kaluan pjesën më të madhe të kohës jashtë Londrës, të ndarë nga prindërit e tyre, në Kalanë Balmoral në Skoci dhe në Kështjellën Windsor.

Dy vjet pas luftës, u shpall dasma e princeshës Elizabeth dhe kushëririt të saj të largët Philip Mountbatten, ish-princit të Greqisë dhe Danimarkës.

Ata u martuan në nëntor 1947 dhe fëmija i tyre i parë, Princi Charles, lindi vitin pasues në Pallatin Buckingham.

Në verën e vitit 1951, mbreti George VI filloi të kishte probleme shëndetësore dhe ajo së bashku me të shoqin morën detyrat e tij dhe udhëtimet nëpër botë.

Ajo e dëgjoi lajmin e vdekjes së tij ndërsa ishte në Kenia, në shkurt 1952.

Në vetëm 27 vjeç, ajo u kurorëzua mbretëreshë në qershor 1953.

Mbretëresha Elizabeth II ishte monarkja e tretë nga Shtëpia e Windsor, që është emri zyrtar që mori familja mbretërore në 1917.

Pas kurorëzimit të saj, ajo shkoi në një turne gjashtë mujor të Komonuelthit të Kombeve, i cili përfshinte vizitën e parë të një monarku britanik në Australi dhe Zelandën e Re.

Ajo ishte gjithashtu monarkja e parë britanike që vizitoi Amerikën e Jugut dhe vendet e Gjirit.

Në vitin 2011, Mbretëresha shkoi edhe në Irlandë, në vizitën e parë shtetërore të një monarku britanik në këtë vend, që ishte një moment historik i rëndësishëm në historinë britanike dhe irlandeze, duke marrë parasysh marrëdhëniet e tyre të trazuara.

Kryeministri i parë Winston Churchill

Gjatë sundimit të mbretëreshës Elizabeth, në vend dhe në botë ndodhën shumë ngjarje domethënëse, që nga themelimi i Bashkimit Evropian, lufta në Irak e deri te dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu, gjatë mbretërimit të saj 70-vjeçar, Britania e Madhe ka pasur 15 kryeministra të ndryshëm.

Mbretëresha me Princin Charles në 1995

Mbretëresha luajti një rol të rëndësishëm në miratimin e kryeministrave të zgjedhur dhe takohej me ta rregullisht.

Kur Elizabeth mori fronin, kryeministri i parë me të cilin punoi ishte Winston Churchill.

Kur ai vdiq në vitin 1965, ajo theu protokollin mbretëror duke mbërritur në funeral para familjes së tij.

Mbretëresha ishte gjithashtu në krye të Commonwealth-it, një grup i përbërë nga 54 vende, ish-koloni britanike me një popullsi totale prej 2.5 miliardë njerëz.

Gjatë viteve ’60, më shumë se 20 ish-koloni britanike shpallën pavarësinë, ndërsa me kalimin e viteve 17 vende vendosën të hiqnin Mbretëreshën nga kreu i vendit dhe u shpallën republika.

Në nëntor 2021, kjo u bë edhe nga Barbados.

Mbretëresha ishte e vetëdijshme se roli i monarkisë në botën moderne po ndryshonte dhe, për shembull, në vitin 1970, ajo lejoi filmimin dhe transmetimin televiziv të jetës së familjes mbretërore.

Ajo gjithashtu miratoi divorcin zyrtar të së motrës në 1978.

Megjithatë, gjatë viteve 1990, familja mbretërore u përball me sfida të shumta dhe një rënie të mbështetjes publike, të shkaktuar nga Recesioni i Madh dhe divorci i Princit Charles dhe Princeshës Diana, dhe përfundimisht vdekja e saj në Paris.

Përveç Princit Charles, Mbretëresha dhe Princi Phillip kishin tre fëmijë të tjerë, Princeshën Anne, e lindur në 1950, Princi Andrew, i lindur në 1960 dhe Princi Edward, i lindur në 1964.

Mbretëresha ka tetë nipër e mbesa dhe 12 stërnipër.

Bashkëshorti i saj, Princi Philip, me të cilin ajo ishte e martuar për 73 vjet, vdiq vitin e kaluar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu