Miliarderi dhe ish-bashkëpunëtori i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Elon Musk, ndau një hartë interesante në profilin e tij në rrjetin social X në lidhje me gjendjen e natalitetit në Evropë.
Në hartë mund të shihni vendet evropiane sipas numrit të pritur të fëmijëve për familje, shkruajnë mediat e huaja. Thuhet se nën një fëmijë është “shkallë jashtëzakonisht e ulët”, deri në një është “shkallë e ulët”, deri në 1.5 fëmijë është “shkallë e pamjaftueshme”, deri në 1.9 fëmijë është “afër shkallës së zëvendësimit” dhe më shumë se 2.1 fëmijë është “mbi shkallën e zëvendësimit”.
Dhe siç mund të shihet në hartë, një pjesë e madhe e Evropës është “në të kuqe”, dhe Ukraina “bie në sy për të keq”, ku numri i pritur i fëmijëve për familje është 1.0.
Ndërkohë në pjesën perëndimore të Kontinentit të Vjetër, Franca spikat me një normë prej 1.63, e cila është një nga normat më të mira në Evropë.
Zona e Ballkanit bie në sy, gjithashtu – ku shumica e vendeve kanë një normë prej 1.5 ose më të lartë.
Bosnja dhe Hercegovina është në mes me 1.58, dhe Serbia (1.61), Mali i Zi (1.79).
Por “mbajtësja absolute e rekordit evropian”, sipas hartës, vlerësohet Kosova, që ka një normë më të lartë (1.9).
Përveç këtyre, edhe Moldavia (1.66) dhe Bullgaria (1.72) kanë gjithashtu norma mbi nivelin “e kuq”.
Në anën tjetër, përveç Ukrainës, Spanja (1.12), Lituania (1.13) dhe Estonia (1.17) janë “në fund të listës së Evropës”.