Elon Musk vjen në Greqi, miliarderi i Tesla-s zgjedh Mykonosin për pushime

Miliarderi Elon Musk ka zgjedhur që pushimet e kësaj vere t’i shijojë në Greqi. Ai ndodhet në Mykonos. Nga pamjet e qarkulluara në rrjet, miliarderi i Teslas shihet mbi një gomone në ujërat e Mykonos, në zonën e Agia Anna.

Veç këtij momenti, ai nuk është parë më në ndonjë klub nate dhe askush nuk e di se në çfarë hoteli apo vilë po qëndron.

Pushimet në Greqi me siguri do ta ndihmojnë heqë mendjen përkohësisht nga beteja e ardhshme ligjore me Twitter. Kujtojmë se kompania po kërkon 44 miliardë dollarë nga Musk në shkelje të kontratës.

Çdo verë, Mykonos bëhet një vend tërheqës për elitën nga e gjithë bota. Aktorë dhe njerëz të biznesit, politikanë dhe sportistë të famshëm mbushin hotelet dhe plazhet e ishullit për të kaluar kohë të jashtëzakonshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu