Elsie sjell dëshmi të dialektit të shqipes së arvanitasve në Peleponez, të cilën sot pothuajse kush s’e flet!

Studiuesi i madh, Robert Elsie, sjell një incizim të rrallë të vitit 1986 që pasqyron të folmen e arvanitasve në Mesini të Greqisë.

“Pas ekstremeve lindore, perëndimore dhe veriore, ja këtu një incizim jugor nga koleksioni im dialektor të shqipes – një folës nga Mesini në Peloponezin perëndimor (Greqi). Në të kaluarën shqiptarët banuan në trevat e gjera të Greqisë qendrore dhe të Peloponezit. Në vitet 1980 kishte ende 320 fshatra shqipfolëse në rajon. Sot, kjo formë e vjetër e shqipes po shuhet shpejt. Shumica e folësve janë mbi moshën 80. Është një humbje e madhe dhe një tragjedi kulturore, për Shqipërinë dhe për Greqinë!”, shkruan ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu