Elvana Gjata pjesë e “BBVIP Kosova”? Ja detaji i fortë që i bëri të gjithë të dyshojnë (FOTO)

Më 5 dhjetor nis “Big Brother Vip Kosova”. Teksa prej 6 muajsh nga lajmërimi për versionin kosovar të reality-show, ende vijojnë përgatitjet e fundit, për publikun shumë gjëra nuk janë zbuluar.

Deri më tani faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë disa ndihma për publikun, me detaje rreth konkurrentëve, por pa zbuluar emrat e tyre.

Jonida Vokshi ka realizuar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe nga pyetjet që i drejtuan moderatores, të shumta ishin ato rreth “BBVIPKosova”.

Një ndjekës e ka pyetur prezantuesen se në cilat ditë të javës do të jepen netët ‘live’.

2 herë në javë, kaq mund t’ju them”– është përgjigjur Jonida pa zbuluar asnjë detaj më shumë.

“Sa banorë do të jenë në fillim apo 14 si gjithmonë? Po gjatë muajve do ketë banorë të rinj?”– e pyeti një tjetër ndërsa moderatorja është përgjigjur: “14 si fillim, pastaj do të ketë surpriza pa ndal”.

Një ndër emrat shumë të komentuar për të qenë pjesë e spektaklit të madh është dhe Elvana Gjata.

“Po merre Elvanën në “BBV” me zor”– shkroi dikush, ndërsa Vokshi iu përgjigj nëpërmjet një videoje ku i tregon të heshtë.

Mirëpo ky reagim i Jonidës i ka bërë ndjekësit të mendojnë se mund të ekzistojë mundësia që këngëtarja bashkohet spektaklit të shumëpritur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu