Mike Pompeo, ish drejtori i CIA pritet të miratohet nga senati në 1 prill pasi është emëruar nga Presidenti Trump si Sekretar i Shtetit. Po ashtu ka nisur punën John Bolton si këshilltar i Trump për sigurinë kombëtare.
Mike Pompeo, një nga zyrtarët e lartë të administratës Trump, konsiderohet një “dorë e fortë” dhe një nga personat më të suksesshëm në krye të CIA por edhe si një person shumë i afërt i Trump, i cili e informonte personalisht, çdo ditë Trump për gjithçka ndodhte në CIA. Kurse John Bolton është një “konservator i flaktë” që gjithnjë “thotë atë që mendon”. Trump ka deklaruar se “Pompeo ka një mënyrë të menduari të njëjtë me mua”.
Marrëdhëniet e Pompeo me Bolton janë të shkëlqyera. Dhe emërimi i të dyve njëkohësisht konsiderohet si një lëvizje e Trump drejt krijimit të kabinetit sipas shijeve të tij. Trump ka më të dy edhe marrëdhënie personale shumë të mira. Emërimi it ë dyve njëkohësisht ka ngjallur “tmerr” te të gjithë kundërshtarët e Trump.
Përse këto dy njerëz të rëndësishëm të administratës Trump do të mund të sjellin edhe një erë të re për Shqipërinë?
Në një artikull të sotëm të Judicial Watch, e cila është një organizatë aktivistësh konservatorë dhe një grup rojtar që ka si objektiv të investigiojë të gjithë abuzimet nga zyrtarët e administratës ka shkruar një shkrim interesant me titull: “Judicial Watch ngre padi padi për regjistrimin e projekteve të financuara nga Soros jasht SHBA”.
Në këtë shkrim bëhet fjale edhe rolin e Soros në Shqipëri dhe ndikimin e projekteve të tij në mbështetje të ardhjes në pushtet tw drejtuesve të majtë. Më konkretisht Judicial Watch ka “kërkuar informacione edhe për aktivitetet e Soros në Shqipëri e Maqedoni”. Kjo kërkesë ka kohë që është bërë por nuk ishte avancuar nga DASH dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare.
Kjo tani mendohet se edhe kjo çështje do të marrë rrugë e do të bëhet realitet me dy emërimet e reja të Trump, pra të Pompeo e Bolton, dy “fajkonjve” të administratës Trump.
Vlen të mbahet mënd nga publiku shqiptar edhe ky shënim i këtij shkrimi: Ligjvënësit konservatorë dhe ekspertët e politikës së jashtme amerikane mezi po presin ardhjen e Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo dhe të Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton në mënyrë që të hetojnë në thellësi çështjet e ngritura nga Judicial Watch me synimin që ti jepet fund mbështetjes së projekteve të Sorosit nga taksat e qytetarëve amerikane dhe përdorimit të tyre për ndikim politik jashtë SHBA, në favor të drejtuesve të majtë.
Këto lëvizje shpjegojnë edhe përse Rama ka humbur toruan, shfaqet në kaos dhe është shumë i frikësuar. Jo vetëm Rama, por edhe të gjithë ata me të cilët ai ka bashkëpunuar dhe së bashku kanë përfituar nga këto projekte për të ardhur në pushtet e qeverisur vendin.
Tronditja mendohet të ndjehet shumë shpejt.