Emërimi i Hill si ambasador i SHBA-ve në Beograd: Eksperti amerikan tregon pritshmëritë

Eksperti amerikan Alon Ben-Meir ka thënë se emërimi i Christopher Hill si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi është i rëndësishëm në këtë moment vendimtar për rajonin e Ballkanit Perëndimor por edhe për dialogun Kosovë – Serbi në veçanti.

Ben-Meir ka rikujtuar se Hill ka qenë i përfshirë në negociatat e paqes midis Kosovës dhe Serbisë në vitet e 90-ta dhe më parë ka shërbyer si ambasador në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Më tutje, ai e ka quajtur Hill “veteran i përfshierjes së SHBA’ve në Ballkan”, duke shtuar se Hill është i rëndësishëm në këtë moment vendimtar.

Ai ka shtuar se Hill e njeh historinë e konfliktit të Kosovës dhe Serbisë, por edhe mentalitetin politik të të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Të premtën, Presidenti Biden emëroi Christopher Hill si ambasadorin e ardhshëm të SHBA në Serbi. Hill ishte i përfshirë në negociatat e paqes midis Serbisë dhe Kosovës në vitet 1990 dhe më parë ka shërbyer si ambasador në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Si një veteran i përfshierjes së SHBA në Ballkan, emërimi i Hill si ambasador është shumë i rëndësishëm në këtë moment vendimtar. Hill nuk njeh vetëm historinë e konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe mentalitetin politik të të gjithë rajonit.”, tha Ben-Meir.

Më tutje, ai ka thënë se kjo është shenjë se SHBA është serioze në avancimin e paqes në rajonin e Ballkanit dhe se do të punojë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

“Emërimi i tij duhet të jetë një shenjë për të gjitha vendet në rajon se SHBA është serioze në avancimin e paqes në Ballkan dhe do të punojë për të zgjidhur mosmarrëveshjen midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu