Festat e Flamurit janë shumë afër dhe të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit kanë filluar përgatitjet për nder të 28 nëntorit, shkruan InfoShqip.
Emocionues është fakti që në një shkollë të Dibrës tingujt e këngëve patriotike dëgjohen deri në ambientet e jashtma të shkollës bashkë me zërat e të vegjëlve të cilët janë përgatitur dhe janë veshur me motive kuq e zi.
Festa e madhe e 28 Nëntorit na mbledh të gjithëve me një emocion të veçantë dhe kështu duhet transmetuar edhe te gjeneratat e reja./InfoShqip.com