Pas përfundimit të eshallonit të dytë në qeverinë Zaev-2, ka nisur të përflitet emra të mundshëm për drejtor e zv/drejtor në disa institucione të rëndësishme në vend. Siç mëson Tetova1 nga burime të besueshme brenda BDI-së gara e fortë ka qenë për fondin e rrugëve por siç duket ajo ka përfunduar dhe pritet ditëve në vijim të del edhe emri i drejtorit të ri. Gara më e nxehtë që i takon degës së Tetovës është edhe DAP-it. Nga burime të besume përfliten se zv.drejtori aktual Remzi Abdullai, zv.ministrija e Financave, Shirete Elezi, drejtori i Drejtori ië të Ardhurave Publike njësia rajonale Tetovë, Elmir Emini, Benezar Ganiu aktualisht punonjës në komunën e Tetovës drejtim i Financave, ish dretjoresha Gjylsime Kasami dhe ish zv.drejtori i DAP-it Naser Demiri.
Nga BDI ende nuk ka asgjë zyrtare për emrat e mundshëm për drejtor dhe zv.drejtor por siç mësohet nga neser do të nis edhe vala e bisedimeve në selinë blu për të rrumbullaksuar edhe eshallonin e tretë në qeverinë Zaev 2.










