Emri i Maqedonisë, Zaev i kthen përgjigje Greqisë: Duam zgjidhje, por jo me çdo kusht

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, i ka kthyer një përgjigje Athinës zyrtare sa i takon marrëveshjes për emrin e ri të Maqedonisë. Ai tha se shteti i tij nuk ka pretendime territoriale, ndërsa Kushtetuta ka ndryshuar në vitin 1993.

“Kushtetutën e ndryshuam në 1993. Nuk përmban irredentizëm. Tani vërtetojmë se Maqedonia nuk ka pretendime territoriale.

Maqedonia dëshiron të ndërtoje miqësi, do bëjmë çfarë është e mundur për zgjidhje, por jo me çdo kusht!

Një emër me përcaktim gjeografik është i pranueshëm nga qeveria jone, duke u bazuar ne ruajtjen e identitetit dhe dinjitetit tone. Reforma kushtetuese, kërkesë greke, jo pozicioni ynë”, tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu