Pas lajmit se presidenti Trump mund të jetë pjesë e takimit të Washingtonit, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj tha se gjithçka është e kryer.
Sipas tij në Washngton po shkohet vetëm për nënshkrim të marëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shkojnë për me e nënshkru marrëveshjen, është e kryer”, tha ai për Blic.
Gjatë ditës së djeshme u tha se takimi i 2 shtatorit mund të shtyhet dhe se pjesë e tij mund të jetë edhe Presidenti Trump.
Besohet se takimi do të mbahet me 4 shtator.
Nga ana tjetër, në një vijë me ish ministrin e Punëve të jashtme ka qenë vetë njëri nga pjesëmarrësit e takimit në Vashington Presidenti serb Vuçiç.
Ai ka konfirmuar sot se takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë ka gjasa që të shtyhet për datën 3 apo 4 shtator pasi që siç ka thënë ai ka indikacione që në rast se do të ndodh diçka e rëndësishme në takim atëherë edhe presidenti i SHBA’së, Donald Trump, do të futet brenda në takim.
“Negociatat do të jenë për të gjitha çështjet për normalizim, por jo për njohje, janë duke u zhvilluar nën drejtimin e Brukselit, por kjo do të jetë krejt diçka tjetër”, ka thënë Vuçiq për Tv Prva.
Derisa nga Kosova nuk kanë ndonjë informatë nëse është shtyrë takimi i paraparë për 2 shtator.
Deri tani s’kanë folur as zyrtarë nga Washington.