Erdogan-Abbas: Të parandalohen hapat që vështirësojnë zgjidhjen e problemit palestinez

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin palestinez Mahmud Abbas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Presidencës mësohet se presidenti palestinez Abbas ka ndarë informacione rreth zhvillimeve të fundit në rajon kryesisht për vendimin e disa vendeve për të zhvendosur ambasadat e tyre në Kuds.

Dy liderët kanë shkëmbyer idetë rreth asaj se çfarë mund të bëjnë për të parandaluar hapat e gabuar që do të vështirësonin zgjidhjen e problemit të Palestinës.

Erdoğan me rastin e bisedës ka deklaruar edhe një herë se si Turqi ata do të vazhdojnë të jenë mbështetës të kauzës së drejtë të palestinezëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu