Erdogan bisedë telefonike me Trumpin, ja çka biseduan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku u theksua nevoja se në kuadër të luftës kundër terrorizmit, SHBA duhet t’i japë fund mbështetjes me armë të organizatës terroriste PYD/YPG, raporton Anadolu Agency.

Presidenca turke lëshoi një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike të realizuar sot mes presidentit Erdoganit dhe presidentit Trump.

Erdogan dhe Trump kanë konfirmuar vendosmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe kontakteve të afërta midis Turqisë dhe SHBA-ve për çështjen e Sirisë dhe çështjet tjera dypalëshe.

Në bisedën telefonike u shkëmbyen mendimet për operacionin Dega e Ullirit, për zhvillimet e fundit në Siri, si dhe për çështjet dypalëshe.

Presidenti Erdogan ka theksuar se operacioni Dega e Ullirit, i nisur nga Turqia kundër organizatave terroriste në Afrin, po realizohet në kuadër të të drejtave ndërkombëtare, të drejtës së vetë-mbrojtjes legjitime që qëndron në nenin 51 të Konventës së OKB-së, si dhe në përputhje me vendimet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për luftën kundër terrorizmit.

Erdogan gjatë kësaj bisede është shprehur se Turqia për sigurinë e vet kombëtare ka për qëllim pastrimin e Afrinit nga elementet terroriste.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit. Presidenti Erdogan ritheksoi nevojën e asaj që në kuadër të luftës kundër terrorizmit, SHBA duhet t’i japë fund mbështetjes së PYD/YPG-së me armë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu