Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Recep Tayyip Erdogan deklaroi se ata do të vazhdojnë të zbatojnë projekte që hapin horizonte të reja për Turqinë.
Ai mori pjesë në Takimin e Zgjeruar të Këshillit Provincial të AK Partisë në Erzurum dhe në fjalën e tij tha se me ceremoninë e hapjes kolektive ata do të paraqesin shërbime dhe projekte me një vlerë të përgjithshme prej 9.5 miliardë lirash në Erzurum.
Duke shprehur se ato i kushtojnë shumë rëndësi mendimeve, përcaktimeve dhe këshillave të organizatave provinciale, Erdogan tha: “Unë do të doja të merrja kontributet tuaja në procesin që çon deri në vitin 2023 (100 vjetori i themelimit të Republikës). Ne i shikojmë Takimet tona të Konsultimit Provincial si një festë e demokracisë. Në këto takime, nxirren fotografi të organizatës sonë dhe ne shohim pikat tona të forta dhe të fuqishme. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këto takime.”
Duke deklaruar se Partia për Drejtësi dhe zhvillim vazhdimisht rinovon, përditëson dhe ruan dinamizmin e saj, Erdogan tha: “Ne do të vazhdojmë të zbatojmë projektet tona që hapin horizonte të reja për Turqinë duke punuar me këtë mirëkuptim në periudhën e ardhshme.”
Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Recep Tayyip Erdogan tha se “Të hënën ai do të shkojë në Republikën Turke të Qipros së Veriut dhe se ata do të festojnë 20 korrikun, ditën e Paqes dhe Lirisë si dhe Kurban Bajramin e bekuar me popullin turk të Qipros. Krahas takimeve kokë më kokë në Republikën Turke të Qipros së Veriut do të vejmë në shërbim edhe shumë vepra dhe projekte”- tha ai.









