Erdogan është kundër vendosjes së Kodit Zgjedhor në Bosnje e Hercegovinë nga Përfaqësuesi i Lartë Shmit

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se është kundër vendosjes së Kodit Zgjedhor në Bosnje e Hercegovinë, njoftoi Beta.

“Vendimet në lidhje me Kodin Zgjedhor në Bosnje duhet t’i sjellin liderët dhe nuk është i nevojshëm intervenimi i përfaqësuesit të lartë. Kjo është në kundërshtim me parimet demokratike”, u tha Erdogani gazetarëve në Sarajevë.

Sipas tij, ka mbetur edhe një muaj deri në zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje e Hercegovinë, dhe nuk ka kohë për këtë.

“Intervenimi i Përfaqësuesit të Lartë (Kristian Shmit) është kërcënim për procesin demokratik. Dëshirojmë që zgjedhjet të kalojnë mirë”, deklaroi presidenti turk.

Në kuadër të turneut të tij në Ballkan, Erdogan e vizitoi sot Bosnjën e Hercegovinën, ku u takua me anëtarët e presidencës shtetërore.

Nga Sarajeva udhëtoi drejt Beogradit, ndërsa më pas do ta vizitojë Kroacinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu