Erdogan flet për shekullin e Turqisë: Greqia ngacmon kufijtë tanë çdo ditë

“Greqia ngacmon kufijtë tanë çdo ditë”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë ceremonisë së inaugurimit të disa veprave publike në Turqi.

Duke iu drejtuar qytetarëve turq, Erdogan fillimisht tha: “Për sa kohë që Greqia sillet mirë, ne nuk kemi punë dhe nuk ka nevojë të frikësohet nga raketat”.

Më tej në fjalimin e tij, presidenti turk u shpreh: “Vëllezërit e mi! A mundet dikush që fyen me mungesë respekti komandantët e ushtrisë sonë, të cilët nuk treguan ose nuk mundën të reagojnë, kundër Greqisë që ngacmon çdo ditë kufijtë tanë, kundër PKK-së, e cila ka gjakun e dhjetëra mijëra të pafajshmëve në duar, kundër FETO-s, bandës më të madhe tradhtare që ka parë vendi ynë kohët e fundit, në vendet që synojnë sovranitetin tonë dhe armiqtë e Turqisë dhe kombit turk, të jetë politikan i këtij vendi?Vëllezërit e mi, sipas kushtetutës sonë, ky vëllau juaj është komandant i përgjithshëm i kësaj ushtrie, kështu thotë kushtetuta jonë, jo unë”.

Presidenti turk më pas tha se Turqia është në gjendje të projektojë dhe prodhojë produktet e veta në çdo fushë të industrisë së mbrojtjes, nga toka në ajër, nga deti në hapësirën kibernetike.

Ai gjithashtu vazhdoi t’u drejtonte të pranishmëve një sërë pyetjesh. “Prej 20 vitesh shpresojmë se do të mobilizojmë vizionin e “Shekullit të Turqisë” në të njëjtën mënyrë që kemi bërë me projektet që kemi arritur. A jemi gati të ndërtojmë së bashku “Shekullin e Turqisë”? A jemi gati të zhgënjejmë ambiciet e armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të Turqisë? A jemi gati të mirëpresim shekullin e ri të Republikës në 2023 si Turqi së bashku, vëllezërit dhe motrat e mia?”- tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu