Erdoğan inauguron Qendrën Kulturore Islame në Sisak të Kroacisë

Në fjalën e tij me rastin e ceremonisë, presidenti turk tha se beson që kjo qendër, e cila është emëruar sipas tij, “do të jetë një nga adresat kryesore të takimit dhe shoqërimit të qytetit ku do të kalojnë kohën edhe miqtë tanë nga fetë e tjera”.

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të vizitës së tij në Kroaci, mori pjesë në hapjen e Qendrës Kulturore Islame në qytetin Sisak të Kroacisë, të ndërtuar me mbështetje të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në fjalën e tij me rastin e ceremonisë, presidenti turk tha se beson që kjo qendër, e cila është emëruar sipas tij, “do të jetë një nga adresat kryesore të takimit dhe shoqërimit të qytetit ku do të kalojnë kohën edhe miqtë tanë nga fetë e tjera”.

Erdoğan rikujtoi se çështja e ndërtimit të një qendre kulturore islame në Sisak u aktualizua për herë të parë nga ish-presidentja Kolinda Grabar Kitaroviq gjatë vizitës së tij në prill të vitit 2016.

Kur zonja Kolinda kërkoi mbështetjen e vendit tonë për projektin, ne e pranuam atë pa hezitim. Në projektin të cilin Bashkësia Islame Korate e filloi me mundësitë e veta, nga dhjetori i vitit 2018 iu bashkua edhe TIKA. Gjatë vizitës së z. Kitaroviq në Türkiye më 16 janar 2019, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet TIKA-s dhe Bashkësisë Islame të Kroacisë. Këtë punë të çmuar e kemi përfunduar së bashku”, theksoi presidenti Erdoğan.

Besoj gjithashtu se qendra do t’i shtojë bukuri Sisakut, qytetit të lumenjve, me arkitekturën e tij madhështore që ndërthur dizajnet tradicionale dhe moderne në një mënyrë shumë të bukur”, shtoi ai.

Erdoğan po ashtu tha se Qendra Kulturore Islame do të jetë një nga simbolet e përbërjes multikulturore të qytetit të Sisakut.

Në ceremoninë e inaugurimit, kryetari i Bashkësisë Islame të Kroacisë, myftiu Aziz Efendi Hasanoviq, i dorëzoi presidentit Recep Tayyip Erdoğan Çmimin e Nderit të Themeluesit të Bashkësisë Islame të Kroacisë.

I pranishëm në ceremoni, ishte edhe presidenti kroat Zoran Millanoviq, delegacioni nga Türkiye, si dhe kreu i Dijanetit turk Ali Erbaş.

Pas ezanit të thirrur nga Erbaş, Erdoğan dhe shoqëruesit e tij falën namazin.

Ndryshe, projekti, me një sipërfaqe totale prej 12 mijë metrash katrorë, përbëhet nga dy ndërtesa të ngjitura. Xhamia, e cila ka dy kate dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 549 metrash katrorë, ka një kapacitet për 586 persona. Në godinën administrative të Qendrës Kulturore Islame Recep Tayyip Erdoğan, e cila përbëhet nga katër kate, ka seksione si qendra e informacionit të sigurisë dhe hapësira e magazinimit, recepsioni, salla e abdesit, klubi i të rinjve, salla e konferencave, biblioteka, tri klasa dhe dhoma e administrimit, dy hapësira akomodimi për imamët dhe dhoma për mysafirët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu