Erdogan kërcënon Trump-in: Do të kërkojmë aleatë të rinj

Pas tensioneve të fundit mes Turqisë dhe ShBA-së të linduar pas arrestimit dhe etiketimit si terrorist të një pastori amerikan presidenti erdogan i është drejtuar me një shkrim prestigjozez New York Times ku ka kërcënuar ShBA me prishjen e aleancës 60 vjeçare dhe ‘kërkimin e miqve të rinj”. Fati pastorit Andrew Brunson dhe rrefuzimi i Turqisë për ta liruar atë pa një proces gjyqësor e detyroi Uashingtonin të ndërrmerrte sanksione ndaj disave prej ministrave turq. Ankaraja u përgjigj me të njëjtën monedhë, kundër një numri zyrtarësh amerikanë. Dhe deklaratat mes administratës amerikane dhe një prej aleatëve të saj më të zellshëm në gjitin e NATO-s nuk u ndalën. Në këtë klimë Erdogan vendosi të bëjë kërcënimin public në NYT. Përpos temës të pastorit, ai përmend edhe mosmarveshjet mes dy vendeve për ndihmën që ShBA i ka dhënë në armatime kurdëve të Sirisë, si dhe mosdënimin e qartë të grushtit të shtetit në korrik 2016.Por, ajo që duket se e shqetëson më shumë Erdoganin është rasti i Fetullah, Gulenit i akuzuar prej tij si organizator i puçit.

“Ajo çfarë i përkeqëson edhe më tej çështjet, është fakti se nuk është bërë progres rreth kërkesës së Turqisë për ekstradimin e Fetullah Gulen nën një marrëveshje bilateral” ka shkruar ai për NYT. Presidenti turk është ndalur gjatë edhe në ditën e grushtit të shtetit: “Më 15 korrik 2016, Turqia u sulmua nga anëtarët e një grupi të errët të drejtuar nga Fetullah Gylen, i cili udhëheq organizatën e tij, zyrtarisht të përshkruar nga qeveria ime si Organizata Terroriste Fetullah, nga një kompleks në Pansilvaninë rurale. Gylenistët u përpoqën për një grusht shteti të përgjakshëm kundër qeverisë sime. Gjatë asaj nate, miliona njerëz dolën nëpër rrugë të nxitur nga patriotizmi, një situatë e ngjashme me atë që populli amerikan përjetoi pas sulmit në “Pearl Harbour” dhe sulmeve të 11 shtatorit. 251 njerëz të pafajshëm, përfshirë këtu Erol Olcok, miku im i ngushtë prej kohësh edhe menaxher i fushatës, dhe djali i tij Abdullah Tayyip Olcok, paguan çmimin e fundit për lirinë e vendit tonë.

Nëse “skuadra e vdekjes”, e cila erdhi pas meje dhe familjes sime, do të kishte qenë e suksesshme, do t’i isha bashkuar edhe unë. Populli turk priti që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të dënonin qartazi këtë sulm dhe të solidarizoheshin me lidershipin e zgjedhur të Turqisë. Por nuk vepruan ashtu. Reagimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte larg një reagimi të kënaqshëm. Në vend që të mbështesnin demokracinë turke, zyrtarët e SHBA-së bënë thirrje për stabilitet dhe paqe në Turqi”.

Pikërisht këto motive e kanë bërë Erdogan të deklarojë: “Turqia e ka bërë të ditur shpesh se do të shohë punën e saj, nëse SHBA-ja refuzon të dëgjojë”. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte ai ka lëshuar ultimatumin se vendi i tij mund të zgjedhë miq të rinj: “Veprimet e njëanshme të SHBA-ja, aleatja jonë prej dekadash, do të shërbejnë vetëm për të minuar interesat dhe sigurinë amerikane. Përpara se të jetë shumë vonë, Uashingtoni duhet të heqë dorë nga nocioni i gabuar se marrëdhënia jonë mund të jetë asimetrike dhe të kuptojë faktin se Turqia ka alternative. Dështimi për të ndryshuar tendencën e njëanshmërisë dhe mosrespektimit, do të na bëjë të kërkojmë aleatë dhe miq të rinj”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu