Erdogan mbërrin në Sarajevë, kjo është pritja që iu bë para Presidencës së BeH

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka vizituar sot Bosnjën dhe Hercegovinën, duke nisur një turne treditor rajonal, ku përveç BeH-së, bëjnë pjesë edhe Serbia dhe Kroacia.

Sipas mediave lokale, përcjell Telegrafi, përpara presidencës së BeH, një ceremoni mirëseardhjeje me nderime ushtarake u organizua për presidentin Erdogan.

Presidenti turk është paraparë të takohet me anëtarët e presidencës së BeH në Sarajevë dhe do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-BeH.

Siç njofton Drejtoria e Komunikimeve të Turqisë, gjatë vizitës në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi dhe Kroaci do të diskutohen një sërë temash dypalëshe dhe rajonale, politike dhe ekonomike.

Pas Sarajevës, presidenti turk do të udhëtojë për në Beograd, ku përveç takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, e presin një sërë programesh.

Ndalesa e fundit e turit më të gjerë rajonal do të jetë Kroacia. Erdogan do të zhvillojë të enjten në Zagreb takime me presidentin kroat Zoran Milanoviq dhe kryeministrin Andrej Plenkoviq.

Presidenti i Turqisë do të hapë edhe Qendrën Kulturore Islame në Sisak, e cila është ndërtuar me mbështetjen e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Një forum biznesi është planifikuar gjithashtu në Kroaci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu