Anëtari serb i Presidencës së BiH, Milorad Dodik, mbështet plotësisht idenë e krijimit të një “bote serbe”, e cila, siç thekson ai, nuk drejtohet kundër askujt dhe qëllimi i tij i vetëm është bashkëpunimi dhe ruajtja e identiteti kulturor, transmeton InfoShqip.
I pyetur për të komentuar njoftimet e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se ai do të intensifikojë lobimin për pavarësinë e Kosovës së vetëshpallur, Dodik theksoi se ky problem nuk mund të zgjidhet duke njohur Kosovën, por zgjidhja është në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Askush nga jashtë nuk mund ta zgjidhë atë problem, por çelësi i zgjidhjes është në dialog. Me respektin e duhur për Erdoganin, Turqia duhet të respektojë realitetin në rajon dhe nëse tashmë mendon ashtu për Kosmetin, pse mos ta zbatojë atë mendim në Republika Srpska dhe të mbështesë shkëputjen e saj nga BiH, në mënyrë që të gjithë të jetojmë paqësisht si fqinjë të mirë” tha Dodik.
Eshtë interesante, thotë ai, që Erdogan foli për dy vende në Qipro, duke shtuar se Qiproja duhet të vendoset nga banorët e saj, Grekët dhe Turqit, dhe jo Erdogan.
“Prandaj, Erdogan duhet të jetë korrekt dhe i qëndrueshëm deri në fund, kështu që ai duhet të përpiqet që BiH të jetë një konfederatë e tre shteteve” – deklaroi Dodik./InfoShqip.com









