Erdogan në mbështetje të Putinit: Edhe Rusia duhet të eksportojë drithë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka shprehur edhe një herë mbështetjen e tij për homologun e tij rus, por këtë herë për çështjen e marrëveshjes së eksportit të grurit nga Ukraina, sipas Reuters.

Presidenti i Turqisë tha se do të dëshironte të eksportonte grurë edhe nga Rusia, ndërsa theksoi se presidenti Vladimir Putin kishte të drejtë kur tha se gruri i eksportuar nga Ukraina sipas marrëveshjes së sponsorizuar nga OKB shkon në vendet e pasura dhe jo në ato të varfra.

Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij kroat, Erdogan tha se Putinit nuk i pëlqente kur gruri eksportohej në vendet që kanë vendosur sanksione kundër Rusisë.

“Ne duam gjithashtu që dërgesat e grurit të nisin nga Rusia”, tha ai.

Ditën e djeshme, presidenti rus bëri thirrje për kufizime në eksportet e grurit të Ukrainës, duke pretenduar se Rusia dhe bota në zhvillim ishin “mashtruar”. Javën e fundit presidenti turk ka bërë edhe deklarata të tjera mbështetëse për homologun e tij rus.

Erdogan tha se nuk e sheh të arsyeshëm qëndrimin e Perëndimit ndaj Rusisë në lidhje me krizën energjetike dhe sanksionet. Duke argumentuar se Perëndimi po ndjek një “politikë provokuese” ndaj Rusisë, ai theksoi se Moska nuk duhet nënvlerësuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu