Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan do të marrë pjesë në një program përkujtimor për shënimin e 947 vjetorit të Betejës së Malazgirtit, e cila ishte kyçe për hyrjen e ushtrisë selçuke në Anadoll, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas mbërritjes në provincën e Bitlisit, presidenti i Turqisë, Erdoğan vizitoi varrezat selçuke në Meydan në qarkun Ahlat.
Këto janë varrezat më të mëdha muslimane turke me 8.200 gurë varri në bregun perëndimor të liqenit Van, ndërkaq ndodhet edhe në listën e përkohshme të monumenteve të UNESCO-s.
Beteja e Manzikertit, apo në qytetin e sotëm Malazgirt në lindje të Turqisë, u zhvillua në vitin 1071, kur selçukët turq, nën udhëheqjen e Sulltan Alp Arsllanit mposhtën perandorin bizantin Romanusin IV. Pasojat e humbjes ishin dobësimi i mbrojtjes së Bizantit, por edhe të imigracionit të popullsisë turke në provincën historike të Anadollit.
Beteja e Malazgirtit në histori konsiderohet si ngjarje e rëndësishme e cila në mënyrë të drejtpërdrejt lidhet me rënien e mëvonshme të Bizantit, kurse Selçukët të inkurajuar nga fitorja në këtë betejë, vazhduan me ekspediat e tyre triumfuese në Azinë e Vogël.
Sot shënohet 947 vjetori i kësaj beteje të rëndësishme ndërsa para qindra mijëra qytetarëve të mbledhur do të adresohet presidenti Erdoğan.