Erdogan në Zagreb: Theksuam mbështetjen tonë për integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës

Presidenti i Tirqisë, Rexhep Tayyip Erdogan sot në Zagreb theksoi se Turqia si pjesë e rajonit ndjek nga afër zhvillimet në Ballkan, duke theksuar se në këtë kontekst vazhdon kontributet e nevojshme, raporton Anadolu.

Presidenti Erdogan, në kuadër të vizitës së tij në Zagreb të Kroacisë, pas takimit të tij kokë me kokë me homologun kroat Zoran Milanoviç dhe takimit mes delegacioneve, zhvilloi një konferencë të përbashkët për media.

Duke folur rreth zhvillimeve në rajon, presidenti turk tha:

Si një vend i rajonit, Turqia ndjek nga afër të gjitha zhvillimet në Ballkan dhe në këtë kontekst vazhdon kontributet e nevojshme. Në bisedimet tona u konsultuam rreth hapave që mund t’i hedhim së bashku për mbrojtjen dhe përforcimin e paqes dhe stabilitetit në Evropën Juglindore. Theksuam edhe një herë mbështetjen tonë në paqen, stabilitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe integritetit të saj evropian. Me këtë qëllim, qëndruam mbi kontributet që mund të bëjmë së bashku si Turqi dhe Kroaci. Ne diskutuam në mënyrë të veçantë vazhdimin e dialogut tonë rreth Bosnje e Hercegovinës në një kuptim më të gjerë pas zgjedhjeve”– tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu