Erdogan pas takimit me Gjukanoviq në Stamboll: Investimet turke në Mal të Zi kaluan 67 milionë dollarë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se mbështet hapat e shpejtë të Malit të Zi drejt integrimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe institucionet euroatlantike, transmeton InfoShqip.

Miqësia mes Turqisë dhe Malit të Zi vazhdon prej shekujsh, theksoi Erdogan në fjalimin e tij në Stamboll në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, i cili ndodhet për një vizitë pune në Ankara.

Erdogan theksoi se komuniteti boshnjak dhe shqiptar dhe më shumë se 150 mijë qytetarë me origjinë malazeze në Turqi përfaqësojnë një urë të jashtëzakonshme miqësie dhe vëllazërie mes dy vendeve.

Presidenti turk tha se gjatë vizitës së vitit të kaluar në Mal të Zi, synojnë rritjen e tregtisë në 250 milionë dollarë.

Të dhënat në 11 muajt e parë të këtij viti janë rritur me 49 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjithsej investimet turke në Mal të Zi kaluan 67 milionë dollarë. Numri i kompanive turke që investojnë në Mal të Zi është aktualisht 3800. Kompanitë turke kanë projekte të rëndësishme sidomos në fushën e infrastrukturës, ndërtimit, turizmit dhe sektorit të shërbimeve. Jam i bindur se sektori ynë privat do të vazhdojë me iniciativa të suksesshme si në Mal të Zi ashtu edhe në të gjithë Ballkanin” – theksoi Erdogan.

Ai theksoi se Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) kryen aktivitete të shumta në fushën e restaurimit, arsimit dhe shëndetësisë në Mal të Zi, ndërsa Instituti “Yunus Emre” punon në fushën e artit dhe kulturës.

Deri më sot, TIKA ka realizuar më shumë se 400 projekte dhe aktivitete në Mal të Zi me një vlerë totale prej mbi 20 milionë euro” – tha presidenti turk./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu