“Vendos populli jo BE-ja”. Mbetet kjo deklaratë e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, një pohim i fortë në lidhje me dënimin me vdekje. Gjatë një fjalimi, Presidenti ka folur lidhur me rikthimin e dënimit me vdekje, e nxitur nga grushti i shtetit. Megjithatë, BE-ja ka dalë kundër por Erdogan ka deklaruar se do vendoset ajo që dëshiron populli turk.
“Populli shpreh kërkesën për dënimin me vdekje. Por, këtë, parlamenti e vendos në rendin e ditës dhe e vlerëson. Në momentin që kjo të miratohet në parlament askush nuk ka autoritetin t’i dalë kundër kësaj. Disa liderë evropianë na shprehen se ju mbroni dënimin me vdekje. Edhe unë i jam përgjigjur, ju nuk keni përjetuar ato që kemi përjetuar ne. Më vjen keq por për këtë nuk vendos Bashkimi Evropian. Ai që vendos në lidhje me këtë është populli dhe parlamenti i Turqisë”, tha Erdogan.
Pjesëmarrës në programin me temë “79 milionë nën një flamur” me rastin e Bajramit, në qendrën e Kongreseve Haliç tha se herët apo vonë do t’i bëjë të poshtërit që të mbyten në gjakun që kanë derdhur.
“Ata të poshtër të cilët në ditën e parë të Bajramit shpërthyen 1 mijë kg bombë në qytetin Van, herët apo vonë do t’i bëjmë që të mbyten në gjakun që kanë derdhur. Për këtë ne jemi të vendosur. Askush nuk ka të drejtë të prishë këto festa të shenjta, këto ditë të bukura të popullit tonë”, tha Erdogan, raporton “Anadoly”.