Erdogan: Perëndimi do të paguajë një çmim të pafund për izolimin e Rusisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha për televizionin shtetëror rus “Russia 1” se Evropa do të paguajë një çmim të lartë për izolimin e Rusisë, transmeton InfoShqip.

Çmimi për Perëndimin do të jetë i pafund. Dhe Evropa po e paguan gjithnjë e më shumë atë çmim, e bashkë me të edhe Polonia”, tha Erdogan.

Mediat raportojnë se Erdogan dhe presidenti rus Vladimir Putin kanë biseduar me telefon dy ditë më parë. Tema e bisedës ishte zbatimi i plotë i marrëveshjes së grurit.

Putin tha se Rusia nuk është e izoluar dhe nuk do të jetë e izoluar nga pjesa tjetër e botës. Sipas Putinit, “Rusia ka shumë miq”.

Rusia nuk mund të izolohet sepse është vendi më i madh për sa i përket territorit dhe pranisë së armëve bërthamore”, tha ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu