Erdogan: Putin ka të drejtë, drithi u çohet të pasurve në vend të të varfërve

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot në Zagreb është pajtuar me deklaratën e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se gruri nga Ukraina u dërgohet vendeve të pasura, në vend të të varfërve, transmeton InfoShqip.

Të mërkurën, Putin tha se gruri i eksportuar sipas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB nuk po arrinte në vendet më të varfra, që është qëllimi i vërtetë i marrëveshjes.

Putini ka të drejtë, gruri shkon tek të pasurit, jo tek vendet e varfra dhe qëllimi ynë ishte të siguronim dërgimin e grurit tek të varfërit,” tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me nikoqirin e tij Zoran Milanovic.

“Rusia, ndërsa sanksionet kundër saj zgjasin, nuk dëshiron t’u japë grurë vendeve që e sanksionojnë atë. Kjo e shqetëson Putinin”, tha qartë Erdogan.

Në mënyrë që sasitë e mjaftueshme të grurit të arrijnë në vendet e varfra, presidenti turk mendon se dërgimi i drithit nga Rusia duhet të fillojë sa më parë.

Ai njoftoi se këtë do ta diskutojë me Putinin në samitin rajonal në qytetin Uzbekistan të Samarkandit në fund të shtatorit. Këtë e tha Erdogan në përgjigje të një pyetjeje të gazetarëve turq për dërgimin e energjisë në Evropë dhe dërgimin e grurit nga Ukraina, duke thënë se nuk dëshiron të flasë për energjinë./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu