Qeveria izraelite është kryesisht përgjegjëse për luftën e paligjshme që po zhvillohet kundër Iranit, deklaroi sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.
“Qeveria izraelite mban përgjegjësinë kryesore për këtë luftë të paligjshme, e cila jo vetëm që e ka shndërruar rajonin tonë në një zonë konflikti, por gjithashtu i ka imponuar një barrë ekonomike të gjithë njerëzimit”, tha Erdogan duke iu drejtuar takimit të grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në kryeqytetin Ankara.
“Nuk duhet harruar se çdo pikë gjaku e derdhur në luftë do ta zgjasë mbijetesën politike të (kryeministrit izraelit Benjamin) Netanyahu”, tha ai.
“Shpresa jonë është që rruga drejt paqes të hapet pa gjakderdhje të mëtejshme dhe për këtë ne do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi, edhe nëse kjo do të thotë të rrezikojmë veten”, shtoi presidenti turk.









