Erdogan selam Thaçit për Ushtrinë! Mos prisni, ju bëjeni Ushtrinë, ne ju armatosim!

Medie dhe zyrtarë të sigurisë në Serbi janë alarmuar me paralajmërimet për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Në këtë kontekst ato shohin edhe mundësinë e armatosjes së kësaj ushtrie nga Turqia, transmeton Koha.

Kështu, gazeta “srbija danas”, duke folur për këtë ushtri, nga gojë e ekspertëve serbë, përmend, siç shkruan, lidhjet e afërta të kryetarit të Turqisë me autoritete shtetërore të Kosovës.
Kjo gazetë elektronike shkruan se kryetari i Turqisë Rexhep Taip Erdogan është sponsori kryesor i armatosjes së Ushtrisë së Kosovës dhe ai është i gatshëm të dhurojë avionët “F-16 Falcon”, automjete të blinduar dhe tanke.

Ekspertë për siguri nga Beogradi pohojnë se Erdogan, përmes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me të gjitha mënyrat do të ndihmojë armatosjen e shqiptarëve në Kosovë.
Ish – shefi i katedrës për siguri të Akademisë ushtarake, kolonel Milan Mijalkovski thotë se Turqia do ta armatosë Kosovën ashtu siç e ka armatosur Shqipërinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu