Erdogan shpreson për një kthesë në marrëdhëniet me SHBA dhe BE në 2021

Turqia shpreson se në administratën e Biden të ketë marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një deklaratë tha se vendi i tij shpreson të “kthejë një faqe të re” në marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian dhe se Ankaraja u është nënshtruar “standardeve të dyfishta” me aleatët e saj të NATO-s.

“Turqia po përballet me standarde të dyfishta si në Mesdheun lindor ashtu edhe në S-400. Ne duam që BE të lirohet sa më parë nga ‘verbëria strategjike’ nga e cila po vuan aktualisht,” tha Erdogan në një fjalim drejtuar anëtarëve të Partisë qeverisëse të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) të Turqisë.

“Mendoj se presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden do të tregojë rëndësinë e nevojshme në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara,” shtoi presidenti turk.

Më herët këtë muaj, Uashingtoni sanksionoi Turqinë për përvetësimin e sistemit rus të raketave S-400 dhe BE gjithashtu përgatiti masa ndëshkimore për shkak të mosmarrëveshjes turke me Greqinë dhe Qipron mbi të drejtën për të shfrytëzuar karburantin në Mesdhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu