Erdogan tha se Turqia po përpiqet ditë e natë për vendin e merituar në rendin botëror

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se Turqia mbështetë të “shtypurit” në Kaukaz, ku Ankara përkrah Azerbajxhanin në këtë javë betejash të ashpra mes forcave të armenëve etnikë në krahinën e shkëputur të Nagorno-Karabhak.

Presidenti turk e përshkroi veprimtarinë e Turqisë si fuqizim të pozitës së saj në rendin botëror.

Ne përpiqemi ditë e natë që shteti ynë të ketë vendin e merituar në rendin botëror. Ne qëndrojmë përkrah të shtypurve kudo, që nga Siria në Libi, nga Mesdheu lindor deri në Kaukaz” tha ai.

Konflikti në Mesdheun lindor që Erdogan e përshkroi si ‘mbrojtje të të shtypurve” ka filluar pasi Turqia refuzon të tërhiqet nga hulumtimi dhe shpimi për hidrokarbure. Njëjtë ka ngjarë edhe me Greqinë që Turqia pretendon se ka të drejtë të hulumtoj në ishujt grek në Mesdhe, pasi janë afër Turqisë kontinentale.

Kjo veprimtari dhe ngulmi i Erdogan ka sjellë jo pak kritika nga BE’ja posaçërisht pas disa konflikteve rresht, megjithëse nuk e ndaluan Turqinë të veproj. Kriza me refugjatët e imigrantët në kufirin e Greqisë dhe Bullgarisë para se të shpërthente pandemia ishte fërkimi i parë me BE në këtë periudhë.

Në samitin e 1-2 tetorit të BE’së ishte bërë e qartë se Turqia do të përballej me sanksione nëse nuk ndërpret këtë veprimtari deri në dhjetor, me gjithë ngurrimin e Gjermanisë. Por ky premtim ndaj Qipros ishte i nevojshëm pasi ju duhej unanimiteti për vendosjen e sanksioneve ndaj Bjellorusisë.

Me Francën përveç përplasjeve verbale mes Macron e Erdogan ishte edhe një në detin Mesdhe mes luftanijeve të këtyre dy shteteve, anëtare të NATO’s të dyja që kishte acaruar francezët pasi luftanijet turke kishin penguar të kontrollohej një anije transportuese që dyshohej se barte armatim në kundërshti me embargon e armëve ndaj Libisë. Kjo çështje po vazhdon ende të shtjellohet nga NATO pa shumë zhurmë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu