Erdoğan: Turqia kurrë nuk do marrë para borxh nga FMN, nga pandemia do të dalë edhe më e fuqishme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan sot në Ankara deklaroi se nuk do ta lejojë kthimin e Turqisë në të kohërat e kaluara, kur priste para dyerve të mbyllura të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për huamarrje, transmeton Anadolu Agency (AA). Erdoğan tha se Turqia nga pandemia e koronavirusit do të dalë edhe më e fuqishme.

“Vendi ynë nga ky proces do të dalë edhe më i fuqishëm, në ekonomi dhe në fusha të tjera. Prandaj, secili qytatarë i yni duhet t’i kushtojë vëmendje të madhe masave parandaluese”, theksoi Erdoğan në një ceremoni të prezantimit të unionit të kompanive të sigurimeve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu