Erdogan viziton Bosnje dhe Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, sot nis një turne treditor, gjatë të cilit do të vizitojë Bosnje-Hercegovinën, Serbinë dhe Kroacinë. Turneu, siç raporton agjencia turke Anadolu, pritet të zhvillojë më tej bashkëpunimin tashmë të mirë të Turqisë me këto vende në aspektin politik dhe ekonomik, transmeton InfoShqip.

Erdogan vizitën e tij në rajon do ta nisë sot në Sarajevë, ku do të bisedojë me përfaqësuesit më të lartë të Bosnjë-Hercegovinës.

Presidenti i Turqisë më pas do të jetë për një vizitë zyrtare në Serbi, ndërsa nikoqiri do të jetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është bërë e ditur në Beograd. Gjatë vizitës së tij në Kroaci më 8 shtator, Erdogan do të bisedojë me presidentin kroat Zoran Milanoviç, kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kryeparlamentarin Goran Jandrokoviç.

Me Plenkoviçin, Erdogan do të vizitojë Sisakun, ku do të hapë zyrtarisht Qendrën Kulturore Islame me një xhami, raportojnë mediat kroate./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu