Erdogani vazhdon ta kundërshtojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se bisedimet që ka zhvilluar javën e kaluar me delegacionet e Finlandës dhe Suedisë nuk kanë qenë “në nivelin e duhur”, ndërsa ka shtuar se Ankaraja nuk do të aprovojë aplikimet e këtyre dy vendeve për anëtarësim në NATO, njofton BBC.

“Përderisa Tayyip Erdogan të jetë në krye të Republikës së Turqisë, ne definitivisht nuk mund t’i themi ‘po’ futjes në NATO të shteteve që përkrahin terrorizmin”, ka thënë Erdogan.

Pa përkrahjen e gjitha shteteve anëtarë të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen kësaj aleance ushtarake.

Por, shtetet nordike mohojnë se përkrahin militantët kurdë. Mirëpo, i janë bashkuar shteteve të BE-së duke i vendosur embargo të armëve Turqisë pas operacioneve që Turqia zhvilloi kundër grupeve kurde në Siri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu