Ermali zbulon 2 shprehjet me të cilat ka rritur Joelin dhe Sian

Ermal Mamaqi ishte i ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, ku ka folur për librin e tij “Në garë me veten”, libri më i komentuar i momentit dhe një libër që ndihmon të gjithë të bëhen versioni më i mirë i vetes. Gjatë intervistës Ermali tregoi më shumë edhe për raportin e tij me fëmijët, Joelin dhe Sian duke zbuluar dhe dy shprehje me të cilat i ka rritur, në mënyrë që ato të kenë besim tek vetja dhe të jenë të lumtur.

“Ajo që përcakton kualitetin e një familje është se sa kohë qeshni bashkë. Të dy fëmijët e mi janë rritur me shprehjet ‘Unë ja dal gjithmonë’ dhe ‘Unë i çoj punët deri në fund’. Çdo natë e mbyllim me video për të qeshur. Një fëmijë që shkon duke qeshur në atë botën e ëndërrave është më i lumtur”, tha Ermali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu