Ermira Mehmeti fillon punën e re

Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti, është angazhuar si këshilltare nga Parlamenti austriak. Më saktë, bëhet fjalë për një kontratë një vjeçare si këshilltare politike dhe juridike e deputetit austriak, Stefan Schennach në Këshillin e Evropës.

“Kontrata parashikon angazhimin tim si këshilltar politik dhe juridik i Deputetit Stefan Schennach, në fushat e marrëdhënieve ndërkombëtare, hartimit të strategjive për Ballkanin, zhvillimin e qëndrueshëm, energjisë së rinovueshme. Në mënyrë më specifike, kontrata parasheh angazhim, këshillim dhe asistencë në hartimin e raporteve dhe Rezolutave të Këshillit të Evropës në Komitetin e Monitorimit, konfliktit ndërmjet vendeve anëtare, Komitetin për kulturë dhe Komitetin mbi Rregulloren e Asamblesë Parlamentare”, deklaroi për Gazetën Lajm, Ermira Mehmeti. Në zgjedhjet e vitit 2014, ajo ishte bartëse e listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 1, kur kjo parti fitoi gati dyfish më tepër vota se tani me Artan Grubin si bartës liste.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu