Escobar: Asociacionit nuk mund t’i ikë një parti a një individ njëanshëm

Sipas zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, Asociacioni është obligim i detyrueshëm ligjor për të gjitha palët dhe nga ai nuk mund të ikë një parti apo një individ.

Escobar ka elaboruar të mërkurën deklaratën e para një muaji që në rast se Qeveria e Kosovës nuk do që të jetë pjesë e procesit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, atëherë për këtë do të diskutohet me “partnerë alternativë”.

Asociacioni është një obligim i detyrueshëm ligjor ndërkombëtar. Ai e obligon Kosovën, obligon Serbinë dhe e obligon BE-në që e ka udhëhequr, dhe pse ne e kemi përkrahur, është përkushtim i yni. Andaj, një parti dhe një individ nuk mund të ikë nga ai njëanshëm”, ka deklaruar Escobar.

Zëvendësndihmësi i sekretarit ka sqaruar se si e sheh angazhimin e alternativave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu