Escobar: Në NATO-s nuk i besojnë qeverisë së re të Malit të Zi, është çështje shumë serioze

Zëvendës asistenti i Sekretarit të Shtetit për çështjen të EuroAzisë, Gabriel Escobar, ka zbuluar se ka shqetësime në NATO rreth ndarjes së informacionit me këtë qeveri në Podgoricë.

Escbar ka thënë se në samitin e fundit të NATO-së jo formalisht ishte shprehur shqetësim se është e rrezikshme ndoshta t’i ofrohet informacion qeverisë së re në Podgoricë.

Në pyetjen e moderatorit se a e sheh ai si problem këtë, Escobar, tha se “nuk dëshiron të flasë në emër të NATO-s”, por tha se kjo brengë është reale dhe njerëzit duhet ta kuptojnë si çështje shumë serioze.

Qeveria tashmë jo aq e re në Mal të Zi, nuk po përballet për herë të parë me këto dyshime, megjithëse në dokumentin e partneritetit të koalicionit qeverisës kishin theksuar se do të ruajnë orientimin pro-perëndimor të shtetit, si dhe nuk do të tërheqin njohjen e Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu