Demokratët në Amerikë vazhdimisht po akuzojnë Rusinë se është përfshirë në gjëra të ndryshme në vend, duke anashkaluar Kinën sepse po pasurohen prej saj, thotë ish-Presidenti i SHBA Donald Trump, transmeton InfoShqip.
Në atë kontekst, ai përqeshi teorinë e djalit të presidentit aktual, Joseph Biden, Hunter, se shërbimet sekrete ruse i kishin hakuar kompjuterin.
“Hunter Biden tha se ishte Rusia. Gjithmonë është Rusia. Ju nuk e vutë re se nuk është Kina rastësisht, sepse ju bëheni të pasur falë Kinës, jo Rusisë: është gjithmonë Rusia, Rusia, Rusia e bëri përsëri! Skandaloze” – tha Trump.
Ai përsëriti se, falë sanksioneve që ai vendosi mbi projektin, ai e pengoi shumë zbatimin e tij, ndryshe nga administrata aktuale.
“Ai (Biden) miratoi tubacionin më të madh të gazit në botë – nga Rusia në Gjermani. Dhe supozohet se ne jemi të detyruar të mbrojmë Gjermaninë. Ky tubacion është gjëja më e madhe që ata kanë bërë ndonjëherë. Kjo është miliarda dhe miliarda dollarë” – deklaroi Trump në takimin në Feniks./InfoShqip.com









