Eskavatori më i “bukur” në botë ndodhet në Meke

Një mbetje e zellit të një kohe tjetër për ta zbukuruar automjetin me xhingla-mingla, gjendet në Meke, në Saudi. Është një ekzemplar i rrallë i një prirjeje të dikurshme e cila hasej dhe në Shqipërinë komuniste.

Por unikal në këtë rast është fakti se bëhet fjalë për një mjet pune, një eskavator.

Kujtojmë që zbukurimi i atëhershëm me lajle-lule, përfshinte autobusët, mjetet e rënda Saurel apo Skoda, Ziza-t, më pas mjetet më vogla si Zuk, Gaz apo BÇ, deri te karrocat me kuaj. Zbukuroheshin gjithashtu dhe biçikletat, por më pak motorët.

Një zbukurime përfshiheshin dhe stopat apo fenerët plus, por maja e zbukurimeve të vyera ishte një bisht dhelpre varur në pasqyrat e jashtme. Për inerci, kjo zgjati deri në mesin e viteve ’90-të, me të fundit element zbukurues si trend, një dorë plastike pas xhamit të përparëm që tundej në formë përshëndetëse.

Të gjitha këto, shenja të një kohë të kaluar me shije që sot duket si naivitete të rëndomta njerëzore, na i kujton ky mjet pune, nusëruar me lloj-lloj xhingla-minglash e lalje-lulesh, edhe pse pa bisht dhelpre apo dorë përshëndetëse që përcjell shpirtin miqësor të shoferit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu