Etiketat “NMK” për targat do të jenë pa pagesë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme për TV21 informojnë se etiketat me shkurtesën “NMK” për targat, do të jenë pa pagesë. Etiketat do të shpërndahen nëpër qendrat për kontrollim teknik, ndërsa prej atje do të furnizohen qytetarët.

Ndryshe, sipas Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, nga 12 shkurti hyn në fuqi ndërrimi i targave, respektivisht shkurtesa MK, do të zëvendësohet me shkurtesën NMK, që vjen si pasojë e ndërrimit të emrit të shtetit nga Maqedonia, në Maqedonia e Veriut./tv21.tv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu