Euro zona është në rrezik nga goditja e jo e njëjtë nga pandemia paralajmëron Komisioni Europian. Shtetet anëtare më të dobëta të BE-së në jug janë goditur më rëndë nga rënia ekonomike gjatë pandemisë. Italinë, Spanjën dhe Greqinë i pret një tkurrje ekonomike e më shumë se 9 për qind këtë vit.
Kështu njoftoi sot komisionari për ekonomi dhe çështje financiare në Komisionin Europian, Paolo Gentiloni, që tha se një “dallim i tillë paraqet një rrezik ndaj tregut të përbashkët dhe euro zonës- por mund të zvogëlohet me veprimtari të përbashkët e të vendosur europiane”.
Shpenzimi në programe shpëtimi do të gufoj edhe më financat publike edhe ashtu të ngarkuara, që do të zgjeroj edhe më humnerën mes shteteve anëtare të veriut dhe jugut dhe do të tensionoj bllokun europian.
Rreziku i theksuar të mërkurën nga komisioni derisa po paralajmëronte se BE-ja po përballet me rënien më historinë e saj. Autoriteti ekzekutiv ishte i drejtpërdrejtë: Pa një lloj plani për një plan ndihme të përbashkët, dallimet vënë në dyshim stabilitetin e rajonit.
Shifrat ishin të tmerrshme këtë javë për valutën Euro këtë javë. Valuta ka rënë për 3.5 % në krahasim me dollarin amerikan këtë vit dhe analistët presin dobësim të mëtejmë.
Kontinenti është mjaft i goditur në tërësi, por më shumë dëm është shkaktuar në shtetet e Europës jugore që kanë shumë më pak hapësirë fiskale për të reaguar kundër frikës që po shtohet se euro zona mund të shpërbëhet.
Komisioni Europian parashikon se Bruto Prodhimi Vendor do të bie për 7.7 për qind në vitin 2020 në zonën europiane. Tre muaj më parë rritja ekonomike parashikohej të ishte 1.2 % këtë vit në zonën europiane, tani parashikimi mbetet i paqartë. Banka Qendrore Europiane ka njoftuar paraprakisht se ekonomia mund të tkurret deri në 12 për qind këtë vit, varësisht prej rrjedhës së pandemisë.










