Eurodeputetët të shqetësuar për Maqedoninë (VIDEO)

Në seancën e sotme të Parlamentit Evropian kushtuar Ballkanit Perëndimor disa nga europarlamentët shprehën shqetësimin e thellë mbi situatën në Maqedoni duke theksuar madje drojën nëse është bërë vonë për ti ndihmuar vendin në zgjidhjen e krizës. Euro-deputeti gjerman, Knut Fleckenstein, tha se kjo është pasojë e disa lojtarëve politik që “nuk duan të luajnë sipas rregullave demokratike”, respektivisht të shkojnë në opozitë.

Kemi provuar të japim mesazhe të zakonshme bashkë me Eduard Kukan në Shqipëri, ndërsa bashkë me z.Vajgëll e provuam në Maqedoni… por së paku për Maqedoninë është shumë vonë, shumë vonë. Jam shumë i shqetësuar për situatën atje, sepse gjithkush e di se si funksionon demokracia, por ata që janë në pushtet nuk duan ta ndërrojnë rolin dhe të shkojnë në opozitë dhe nuk jam i sigurt se si ne mund ta ndryshojmë këtë – deklaroi Knut Fleckenstein, anëtar i Komisionit Evropian për Çështje të Jashtme

Në seancën e sotme në Parlamentin Evropian u theksua se shtetet e Ballkanit Perëndimor gjatë 10 viteve të fundit nuk kanë bërë asgjë në drejtim të përmirësimit të demokracinë, shtetit të së drejtës dhe rekomandimeve tjera të BE-së, por se përkundrazi partitë udhëheqëse kanë qeverisur në mënyrë autoritare me shtetin dhe institucionet e saja. Euro-deputeti sllovak, Eduard Kukan theksoi se metodat e ndryshme që përdor elita politike për të arritur qëllimet e saj dëshmon se ka humbur kultura politike.

Evropian për Çështje të Jashtme 34:28-24:39 Nacionalizmi po rritet, më vjen keq që e them këtë dhe po keqpërdoret sidomos nga elita politike për t’i tërhequr votuesve të tyre. Bojkoti i Parlamentit po bëhet një lloj sporti në rajonin e Ballkanit. Shikoni përreth Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, Kosovën! (35:14-35:31) Kur ne diskutojmë për situatën e bojkotit të parlamentit, anëtarët e BE-së nga të gjitha grupet politike do të thonin se vendi për debat politik është Parlamenti – deklaroi Eduard Kukan, anëtar i grupit për Ballkanin Perëndimor Komisionit

Koordinatorët e “Vendeve të Ballkanit në Grupin Këshillues për Politikat Evropiane” rekomanduan që të hapen kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me negociatat për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, pasi në këtë mënyrë do të zgjidheshin në përgjithësi problemet me rajonin. Por Kukan dhe Fleckenstein kundërshtuan idenë, duke thënë se BE-ja se do t’i mbajë premtimet e saja vetëm atëherë kur shtetet do t’i bëjnë “detyrat e shtëpisë”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu