Eurodeputeti francez: Jo hyrjes së Shqipërisë në BE, jo liberalizim të vizave për Kosovën

Eurodeputeti francez, Thierry Mariani, bashkëpartiaku i Marine Le Pen, ka thënë se grupi i tij në Parlamentin Evropian “Groupe Identité et Démocratie”, ka paraqitur qëndrimin kundër dëshirës për zgjerim të Komisionit Evropian sa i përket Shqipërisë dhe Kosovës, dhe gjithashtu thotë se kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në Bruksel, në debatin rreth Ballkanit. Edhe një herë, grupi ynë, fuqishëm përsëriti kundërshtimin e dëshirës së Komisionit Evropian për zgjerim të BE’së, në veçanti të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe refuzimin tonë për t’ia hequr vizat Kosovës”, ka shkruar Mariani.

Mariani njihet për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve. Në disa reagime të më parshme, ai s’ka lënë gjë të keqe pa thënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu