“Exhe” befason të dashurin për ditëlindje, ja si e uroi atë (FOTO)

Ajo është një prej aktoreve më të pëlqyera të kinematografisë turke.

Afra Saracoglu është aktorja që me rolet e saj arriti sukses të madh si në publikun turk ashtu edhe në atë të huaj.

Para pak ditësh, aktori i njohur turk, Mert Yazıcıoğlu ka festuar ditëlindjen e 26-të.

Ndër urimet e veçanta ka qenë edhe urimi i aktores turke, Afra Saraçoğlu, apo siç njihet me rolin e “Exhes”, te seriali “Zonja Fazilet dhe të bijat”.

Ajo ka publikuar një storie në Instagram me aktorin dhe sipas asaj që kanë raportuar mediat turke, duket se Merti dhe Afra janë në lidhje edhe jashtë filmit İyi Oyun, ku luanin të dy aktorët.

Sipas mediave turke kjo lidhje mes tyre ka nisur në shtator të vitit 2018. Madje, në një event ata u panë bashkë.

Aktorja është e angazhuar me serialin Kardes Çocuklari, ku luan përkrah aktorit të njohur, Furkan Andic.

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu