Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar ekskluzivisht në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini tregon se gara për kryetar të Prishtinës pritet të shkojë në balotazh, mes kandidatit të LDK-së, Përparim Rama, dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Hajrullah Çeku.
Sipas rezultateve të publikuara nga Exit Poll-i, Përparim Rama ka marrë 34.3 për qind të votave, ndërsa Hajrullah Çeku renditet shumë afër me 32.1 për qind. Në vendin e tretë qëndron kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me 28.9 për qind, ndërsa Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 2.8 për qind dhe Besa Shahini nga Partia Socialdemokrate (PSD) 1.7 për qind.